Biznes

Amazon Android Appstore i disponueshëm në 200 shtete të tjera, përfshi Shqipërinë

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Amazon Android Appstore i disponueshëm në 200 shtete të tjera, përfshi Shqipërinë

Amazon.com vazhdon të zgjerojë Appstore-n e vet.

Kompania ka deklaruar së fundmi se zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione për t’u shpërndarë më pas në 200 shtete të tjera në të gjithë botën.

Lista e shteteve përfshin Australinë, Brazilin, Kanadanë, Meksikën, Indinë, Korenë e Jugut dhe Shqipërinë etj.

Aplikacionet që zhvilluesit ndërtojnë dhe dërgojnë në Appstore do të jenë të disponueshme për përdoruesit në këto shtete në muajt në vazhdim,

Appstore mund të shkarkohet dhe të instalohet në çdo smartfon me Android.

Dyqani është një pjesë tepër e rëndësishme e tabletëve Amazon Kindle Fire, në të cilat është i instaluar Appstore.

Zgjerimi ndërkombëtar i dyqanit mund të shihet si një strategji e mirë për tabletët Android, teksa këto të fundit bëhen të disponueshme në më tepër pjesë të botës.

Një prej avantazheve të tyre është kostoja e ulët, e cila shihet me mjaft interes në tregjet e vendeve në zhvillim.

Sfida për Amazon-in nuk qëndron vetëm tek disponueshmëria e tyre në këto tregje, por njëkohësisht edhe tek tërheqja e zhvilluesve vendorë.

Që prej lançimit fillestar në SHBA, Amazon ka hapur Appstores edhe në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Japoni dhe Britani. (PCWorld Albanian)

amazon com

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>