Biznes

Amazon arrin rekord për çmim të aksioneve, por ende prapa Google dhe Apple

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Amazon arrin rekord për çmim të aksioneve, por ende prapa Google dhe Apple

Për herë të parë në histori, aksionet e Amazon kanë arritur vlerën mbi 300 dollarë për aksion këtë javë.

Kur Jeff Bezos e ktheu ndërmarrjen e tij në ndërmarrje publike në pranverë të vitit 1997, e kishte vlerën 2 dollarë për aksion. Gjiganti online e mbylli ditën e premte me një rekord prej 307 dollarë për aksion.

Me çmimin e tanishëm të aksioneve, kapitali në treg i Amazon është 140 miliardë dollarë. Ky numër në fakt ende lihet shumë prapa nga gjigantët e internetit: Google (306 miliardë dollarë) dhe Apple (400 miliardë dollarë), por ka më tepër se dyfishin e ndërmarrjes që nuk ka shumë kohë që është futur në mesin e ndërmarrjeve publike, Facebook (63 miliardë dollarë).

Amazon ka raportuar shitjet neto prej 16.07 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti, që është një rritje prej 22 për qind në krahasim me 13.18 miliardë dollarë që kishte regjistruar në të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar. Hyrjet neto kanë rënë për 37%, në 82 milionë dollarë.

Ndërmarrja do të raportojë fitimet gjatë tremujorit të dytë të vitit më 25 korrik 2013. (PCWorld Albanian)

amazon com

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>