Analiza

Amazon dhe Netflix korrin sukses në Golden Globes

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
Amazon dhe Netflix korrin sukses në Golden Globes

screenshot-2015-01-11-19-37-16Vitin që shkoi, Amazon nuk ishte e përfshirë në Golden Globes ndërkohë që Netflix fitoi një çmim nga 5 nominime me House of Cards. Këtë vit të dyja këto kompani dolën fitimtare nga ky event prestigjioz. Amazon në veçanti fitoi dy çmime nga tre që ishte nominuar duke e mundur Netflix në kategoritë ku të dyja kompanitë konkurronin së bashku.

Transparent, një show mbi një baba transeksual rezultoi të ishte një kartë e fortë për Amazon. Ylli i filmit, Jeffrey Tambor fitoi çmimin si aktori më i mirë për komedi. Kjo komedi gjithashtu u rendit si komedia më e mirë duke mundur seritë e Netflix si Orange Is The New Black, HBO’s Girls dhe Silicon Valley. Por pavarësisht këtyre dhe Netflix nuk doli duarbosh. Kompania që ofron shërbim mediatik streaming u nominua në 7 kategori kryesore ku përfshiheshin Best Komedy dhe Best Drama. House of Crads i Netflix fitoi cmimin Best Actor në një dramë por humbi para The Affair në kategorinë e Best Drama.

Sigurisht që këto çmime të rëndësishme rrisin kredibilitetin e publikut ndaj këtyre kompanive. Kur ato nderohen me çmime kaq prestigjioze, konsumatorët kanë një arsye më shumë për të patur shërbimin e tyre në shtëpi. Por edhe nëqoftëse Amazon dhe Netflix nuk do të fitonin asnjë cmim, pjesmarrja do të konsiderohej si një sukses marketingu veçanërisht për Amazon. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>