Lajmet

Amazon do të fillojë të prodhojë filma për shfaqje në kinema

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Amazon do të fillojë të prodhojë filma për shfaqje në kinema

amazone comAmazon Studios duket se ka një qëllim të ri për të përmbushur, ajo do të fillojë të krijojë filma për kinema dhe teatro. Pak ditë pasi kjo kompani fitoi çmimin Golden Globe për serinë origjinale Transparent, lajmëroi se do të prodhojë dhe do të shpërndajë filma më metrazh të gjatë për lançimet kinematografike dhe teatrale.

Programacioni Amazon Original Movies, i cili fokusohet në histori unike, do të jetë i disponueshëm për abonentët Prime në Shtetet e Bashkuara katër deri në 8 javë pasi filmat të lançohen fillimisht në kinematë e vendit.

Amazon pretendon të lançojë gjithsej 12 filma çdo vit si pjesë e kësaj iniciative të re. Prodhimi i tyre do të filloj që këtë vit. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e një ideje të Ted Hope, kreut të Amazon Original Movies i cili gjithashtu është përgjegjës për filmat si ‘Eat Drink Man Women’, ‘Crouching Tiger’ dhe ‘Hidden Dragon’. Këta filma do të jenë shumë shpejt të disponueshëm në kinematë IMAX. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>