Biznes

Amazon do të hapë dyqanin e saj të parë në New York City

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Amazon do të hapë dyqanin e saj të parë në New York City

Amazon-Event-42Kompania Amazon do të hapë për herë të parë një dyqan, i cili do ta ketë vendndodhjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York City, ndërtesa Empire State. Ky dyqan që do të ketë adresë 7 West 34th ST dhe do të ofrojë objekte që do të transportohen brenda qytetit në të njëjtën ditë . Ky vend gjithashtu do të shërbejë edhe për kujdesin ndaj klientit duke përfshirë këtu kthimin e produkteve ose tërheqjen e pakove,të cilat janë blerë online.

Nëse një klient, ka porositur një tigan në mëngjes, nëpërmjet dyqanit të Amazon do të jetë në gjendje që ta tërheqë atë në pak orë dhe do ta ketë gati për të përgatitur drekën. Ky vend, i cili do të përfaqësojë Amazon do të hapet disa ditë përpara pushimeve të fundvitit. Amazon mund ta përdorë atë për të prezantuar produktet e saj të reja.

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>