Biznes

Amazon do të japë 5 $ për përdoruesit Android që marrin aplikacione nga dyqani i kompanisë

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Amazon do të japë 5 $ për përdoruesit Android që marrin aplikacione nga dyqani i kompanisë

amazonAmazon është duke i rritur përpjekjet e veta për të tërhequr më tepër konsumatorë këtë sezon festash pas lajmërimit se do të ofrojë 5 dollarë për përdoruesit nga Android që shkarkojnë nga dyqani i vet, ose marrin ndonjë gjë nga dyqani i aplikacioneve i Amazon-it deri më 28 dhjetor.

Oferta është e mirë për përdoruesit ekzistues ose të rinj të versionit të më të fundit (7.5) të dyqanit dhe kompania thotë që ai përmban mbi 100 mijë aplikacione dhe lojëra, që janë në dispozicion për pajisjet e veta Kindle, e po ashtu edhe për tabletët dhe smartfonët e zakonshëm me Android.

Amazon po ashtu ka ofruar pako falas me aplikacione për Ditën e Krishtlindjeve. Ky vit ka qenë i rëndësishëm për biznesin e tabletëve të Amazon-it, pasi kompania paraqiti vargun e Kindle Fire HDX, të plotë me një paraqitje HDX dhe butonat për mbështetje të teknologjisë Mayday, që iu mundësojnë përdoruesve të bëjnë thirrje për stafin mbështetës të teknologjisë nga kompania Amazon. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>