Harduer

Amazon do të prodhojë 2-3 milionë telefonë Fire deri në fundin e 2014-ës

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Amazon do të prodhojë 2-3 milionë telefonë Fire deri në fundin e 2014-ës

Amazon-Fire-phone-3-millionNdërkohë që kompania Amazon ka lançuar zyrtarisht smartfonin e saj Fire dhe tashmë ka filluar të pranojë edhe porositje për të, përdoruesit akoma duhet të presin më shumë se një muaj përpara se të fillojnë dërgesat për smartfonin në fjalë.

Derisa kjo të ndodhë, nëse ju po pyesni veten sa telefonë Fire mund të prodhohen deri në fundin e 2014-ës, ne kemi përgjigjën e duhur. Sipas DigiTimes, burimet nga furnizuesi kryesor tajvanez thonë se Amazon mundet të prodhojë dhe të shesë 2-3 milion smartfonë këtë vit. Telefoni Fire do të prodhohet për Amazon nga Foxconn në Tajvan, i cili tani për tani raporton se do të prodhohen 300,000 deri në 500,000.

Dy ose tre milionë telefonë Fire të Amazon mund të prodhohen, por që kjo është një shifër mjaft e lartë duke pasur parasysh se ky smartfon është ekskluzivet i kompanisë amerikane të telekomunacionit AT&T.

Smartfoni Fire nuk është një pajisje e parametrave elitë, ngaqë nuk ka një ekran me rezolucion të lartë dhe as një procesor të gjeneratës së fundit. Por ofron disa gjëra të pakta që të tjerë nuk i kanë përfshi edhe një ndërfaqe dinamike 3D, shërbimin Firefly që bën të mundur të blini rreth 100 milionë sende nga më të ndryshmet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>