Lajmet

Amazon do të shtojë një shërbim muzike online

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Amazon do të shtojë një shërbim muzike online

Screen_Shot_2014-03-11_at_3.00.06_PM_610x381Amazon ka njoftuar se është duke punuar për krijimin e një shërbimi muzike online të ngjashëm si iTunes Radio që ka Apple. Sipas The Wall Street Journal, gjiganti i tregtisë online ka qenë shpesh në bisedime me studio të mëdha regjistrimi për të krijuar një shërbim të vetin për të ofruar muzikë te përdoruesit.

Informacionet janë që shërbimi do të jetë i disponueshëm për klientët kryesorë të Amazon, ata që paguajnë 79 dollarë në vit për transfertën e produktit falas për dy ditë dhe që kanë akses në shërbimin e videove online.

Shërbimi i muzikës thuhet të jetë i ngjashëm me iTunes Radio që luan muzikë bazuar në preferencat e përdoruesit e jo thjesht në regjistrimin që bën përdoruesi, si në rastin e Spotify, që i jep akses të pakufizuar muzike për përdoruesin. Amazon do ta limitonte numrin e herëve që një përdorues dëgjon një këngë apo një album. Nëse një përdorues e pëlqen një këngë pasi e dëgjon disa herë, atëherë Amazon do të lajmërojë herë pas here përdoruesin që ta blejë këngën.

Deri tani gazeta raporton se Amazon është në bisedime bashkëpunimi me studio regjistrimi muzike si Universal, Sony dhe Warner Music për të pasur akses në prodhimet e tyre muzikore. Në gazetë gjithashtu thuhet që Amazon ka ofruar 30 milion dollarë për këto studio, por nuk bëhet e qartë nëse ka pranuar ndonjëra prej tyre. Që vitin e kaluar ka pasur fjalë që Amazon kishte filluar bisedimet jo zyrtare me kompani nga industria e muzikës, por edhe tani nuk ka ende ndonjë gjë të qartë.

Shërbime të tjera të ngjashme janë në rritje e sipër. Spotify, Rdio, Pandora, Google’s All Access dhe iTunes Radio janë zhvilluar së tepërmi vitet e fundit. Pandora udhëheq nga to me 31% të tregut amerikan dhe më i riu prej tyre, iTunes Radio, ka arritur të zërë vendin e tretë me 8%. Pavarësisht që Amazon është ende pa filluar dhe Apple është në hapat e parë, duket se do të jenë konkurrentë të fortë për të tjerët duke qenë se e kanë infrastrukturën të gatshme tashmë. Ajo ç’ka mbetet, është të presim të reja nga Amazon. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>