Analiza

Amazon dominon hapësirën e altoparlantëve inteligjentë

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht dominimit, situata pritet të ndryshojë në 2018-ën kur të dalë në shitje Apple HomePod. Amazon dominon hapësirën e altoparlantëve inteligjentë

Pasi shiti 5 milion Echo në tre mujorin e tretë të 2017-ës sipas Strategy Analytics, Amazon është padyshim lideri i pakontestuar në hapësirën e altoparlantëve dixhitalë.

Distributori online është një prej pionerëve të tregut dhe e fitoi këtë titull me debutimin e altoparlantit të parë në 2015-ën.

Që atëherë ka zgjeruar linjën e pajisjeve me asistentin dixhital Alexa. Në fund të 2016-ës Google ju bashkua këtij tregu por ende larg Amazon me vetëm 1.9 milion njësi të shitura në tre mujorin e tretë.

Pavarësisht dominimit, situata pritet të ndryshojë në 2018-ën kur të dalë në shitje Apple HomePod.

Në 2014-ën Samsung dominonte tregun e orëve inteligjente dhe Apple ende nuk kishte hyrë. Pas prezantoi Apple Watch në 2015-ën, kompania menjëherë zuri 75% të tregut dhe që atëherë ka vijuar të dominojë shitjet.

Megjithatë mbetet për tu parë performanca e HomePod i cili kushton 349 dollar përkundër Amazon Echo që kushton vetëm 49.99 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>