Amazon duke e zhdëpur Google në përfitimet nga Android

Mar 31 2012
0 Shpërndarje
Amazon duke e zhdëpur Google në përfitimet nga Android

Flurry hulumtoi një “shportë me top aplikacionet” që ishin lëshuar për iOS të Apple, tregun e Android/Play Store dhe dyqanin e Amazon, Appstore. Ndërmarrja gjeti që për çdo dollar të shpenzuar në versionin për iOS të aplikacionit, 89 centë ishin shpenzuar në aplikacion brenda dyqanit Appstore të Amazon, por vetëm 23 centë ishin shpenzuar në versionin Google Play të aplikacionit.

Në përgjithësi, aplikacionet mbuluan 11 milionë përdorues aktivë ditorë, tha Flurry. Studimi u krye për 45 ditë gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti.

Flurry gjeti që të dhënat e veta mbetën të pandryshueshme në krahasim me një studim të ngjashëm të kryer gjatë vitit të kaluar, kur aplikacionet për Android si tërësi sillnin 24 centë për çdo dollar që i njëjti aplikacion ishte ndërtuar për Apple.

Shumica e ndërmarrjeve analizuese presin që dyqani App Store i Apple të vazhdojë të sjellë shumicën e përfitimeve nga dyqani i aplikacioneve gjatë këtij viti. Në janar, për shembull, Strategy Analytics tha që Apple do të fitonte 53 për qind nga të gjitha përfitimet e arritura me shitjen e aplikacioneve për smartphone dhe tablet gjatë këtij viti. Dyqanet sfiduese të aplikacioneve për Android, Amazon dhe Barnes & Noble pritet që të luftojnë Microsoftin për të zënë vendin e tretë. Në dhjetor, Distimo tha që dyqani i aplikacioneve App Store i Apple për iPhone sillte katër herë më tepër fitime se sa dyqani Google Android Market./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>