Analiza

Amazon, Google, Microsoft dhe Intel shënojnë miliard dollar të ardhura

Oct 27 2017
0 Shpërndarje
Të ardhurat më të larta i kishte Amazon, me 43.7 miliard dollar, një rritje me 34% krahasuar me një vit më parë. Amazon, Google, Microsoft dhe Intel shënojnë miliard dollar të ardhura Photo Source: Reuters

Ditën e djeshme një numër i konsiderueshëm firma teknologjike të profilit të lartë publikuan raportet e tyre financiare për tre mujorin e tretë të 2017-ës.

Të ardhurat më të larta i kishte Amazon, me 43.7 miliard dollar, një rritje me 34% krahasuar me një vit më parë.

Në vendin e dytë vinte Alphabet Google me 27.8 miliard dollar të ardhurat dhe një rritje me 24%.

Vendi i tretë ishte për gjigandin e sistemit operativ Windows, Microsoft i cili shënoi 23.3 miliard dollar të ardhura dhe rritje me 13%.

Së fundit vinte Intel me 16.1 miliard dollar të ardhura dhe një rritje prej vetëm 2%. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni infografikun. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>