Lajmet

Amazon hap ueb shërbimet e pagesave për të gjithë

Feb 6 2009
0 Shpërndarje
Amazon hap ueb shërbimet e pagesave për të gjithë

Ashtu si të gjitha ueb shërbimet e tjera të Amazon edhe Shërbimi për Pagesa Fleksibile është i ndërtuar në infrastrukturën e vet.

Konsumatorët mund të paguajnë duke i përdorur të njëjtat kredenciale, adresën dhe informacionet e pagesës, që ata tashmë i kanë në dosjet e Amazon. Kompania merr një pjesë të shumës transaksioneve dhe taksë të caktuar, e cila ndryshon në varësi prej vlerës dhe mënyrës së pagesës. Në transaksionet me kredit kartela deri në shumën prej 10 dollarë, kompania merr 2.9 përqind apo 0.30 dollarë.

Amazon gjithashtu ka një shumë të veçantë për pagesat nën 0.05 dollarë. Në këso raste kompania merr 20 përqind të vlerës së transaksionit me tarifë minimale prej 0.0025 dollarë.

Për të bërë të mundur pagesat, Amazon ka vënë një numër të pakove Quick Start. Konsumatorët mund të përdorin pakon Aggregated për të reduktuar shpenzimet duke konsoliduar transaksione të shumëfishta. Këtu përfshihen edhe pagesat e vogla që mund të bëhen në një transaksion të madh e të vetëm. Gjithashtu ka edhe pako të tjera për të bërë pagesa për vetëm një herë. 
Ueb faqet e Amazon mundësojnë pagesa si ato për vetëm një shërbim, pagesa periodike dhe parapagesat.
Ju po ashtu mund ta testoni Shërbimin për Pagesa Fleksibile përmes aplikacioneve, duke mos përdorur para të vërteta apo pagesa për transaksionet.

Lajmet e fundit>