Biznes

Amazon i jep fund portofoli dixhital të pagesave mobile Amazon Wallet

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Amazon i jep fund portofoli dixhital të pagesave mobile Amazon Wallet

5AbLShërbimi Amazon Wallet është zyrtarisht i mbyllur. Sipas CNET, kompania filloi të informonte përdoruesit një ditë më parë se ky aplikacion nuk do të ishte më i disponueshëm. Amazon Wallet është fshirë gjithashtu nga Google Play dhe Amazon App Store.

Përdoruesit mund të vazhdojnë të përdorin kartat që përdornin dhe në Amazon Wallet por që tani balancat nuk do të ruhen më. Tom Cook, zëdhënësi i Amazon deklaroi se kompania mësoi shumë nga ky shërbim dhe do ta përdorë këtë infomacion për ti ofruar përdoruesëve diçka akoma më të mirë.

Kompania nuk ka zbuluar nëse do të kthehet sërisht në shërbimin e pagesave mobile por spekullimet kanë filluar të përhapen. Aktualisht Amazon i ka lënë rrugën e lirë Apple Pay, Google Wallet dhe çfarëdo lloj shërbimi të tillë që Samsung do të lançojë në muajt në vazhdim. Duket se këtë vit secili prej nesh do mund të paguajë nga smartfoni i tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>