Harduer

Amazon ka lançuar shërbimin për televizorë Fire Tv Stick

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Amazon ka lançuar shërbimin për televizorë Fire Tv Stick

gsmarena_001Amazon ka lançuar shërbimin Fire Tv Stick. Ky shërbim ju lejon që të shikoni video të ndryshme nga shërbime të tilla si Netflix, Amazon InstantVideo, Hulu, YouTube, Vevo, Pandora, Amazon Music, iHeartRadio, Spotify dhe shumë të tjera. Krahas kësaj nëpërmjet Fire Tv ju mund të luani edhe mbi 200 lojëra. Amazon pret që Fire Tv Stick të jetë konkurrenti kryesor i Chromecast.

Shërbimi realizohet nëpërmjet pajisjes me të njëjtin emër Fire Tv Stick, i cili i ngjan një USB-je. Gjithçka që ju duhet të bëni është që të fusni pajisjen në vendin përkatës në televizorin tuaj e më pas të shikoni atë çka ofrohet. Çmimi i pajisjes Fire Tv Stick është 39 dollarë, por nëse jeni pjesëtar Prime i Amazon mund ta blini atë për vetëm 19 dollarë. Kjo ofertë speciale zgjat vetëm 2 ditë.

Kompania Amazon ka deklaruar se TV Stick ka një memorie të brendshme prej 8 GB dhe një Ram prej 1 GB. Këto parametra e bëjnë Fire Tv të ketë katërfishin e memories së brendshme dhe dyfishin e Ram-it të Chromecast. Një cilësi që i jep përparësi Fire TV Stick në krahasim me Chromecast është proçesori me dy bërthama me mbështetje për Wi-Fi 802.

Kjo pajisje e Amazon gjithashtu shoqërohet edhe me një telekomandë, e cila do të ndihmojë përdoruesin për përdorimin e saj. Për momentin telekomanda është e vetmja mënyrë përdorimi pasi kjo Fire Stick Tv nuk përdor sistemin e njohjes së zërit. Amazon gjithashtu ka lëshuar një aplikacion për shërbimin e saj në App Store. (PCWorld Albanian).

Tags >

AmazonTV
Lajmet e fundit>