Biznes

Amazon: Kemi 97,000 punonjës

Jul 27 2013
0 Shpërndarje
Amazon: Kemi 97,000 punonjës

Raporti për tremujorin e dytë të vitit 2013 nga Amazon.com tregoi një humbje prej 7 milionë dollarësh, por ishte një numër tjetër që u vu në qendër të vëmendjes: 97,000.

Ky është numri i punëtorëve të ndërmarrjes që punojnë me orar të plotë dhe të pjesshëm deri më 30 qershor 2013, më tepër se trefishi i numrit të punonjësve të raportuar nga Amazon në vitin 2010, që ishin 28,300.

Statistikat e dala nga raporti i Amazon nuk përfshijnë punëtorët ose kontraktuesit e përkohshëm.

Totali nga Amazon përfshin punëtorët në qendrat e veta të plotësuara përreth botës, kështu që krahasimi me ndërmarrjet e tjera të teknologjisë nuk është i përpiktë, por tabela më sipër paraqet se si Amazon është rritur në relacion me Microsoft dhe Google gjatë asaj periudhe.

Natyrisht, numri i madh i të punësuarve është njëri nga faktorët që ndikon në shpenzime më të mëdha operative për Amazon.

Microsoft ende është më i madh se Amazon, me më tepër se 99,000 punëtorë (duke mos përfshirë kontraktuesit), por shitësi me pakicë online duket që është gati të tejkalojë ndërmarrjen Microsoft në punësimin e drejtpërdrejtë të përgjithshëm në trmijorin e tanishëm të këtij viti. (PCWorld Albanian)

amazon

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>