Lajmet

Amazon lançon aplikacionin Cloud Drive për iPhone me qendër fotografinë

May 11 2013
0 Shpërndarje
Amazon lançon aplikacionin Cloud Drive për iPhone me qendër fotografinë

amazon cloudAmazon ka zgjeruar Cloud Drive, duke shtuar dhe një aplikacion me qendër fotografinë për iPhone. Amazon Cloud Drive Photos për iPhone i lejon përdoruesit të vendosin librarinë e fotove të iPhone tek Cloud Drive i Amazon.

Ju mund të zgjidhni të ruani të gjithë listën e fotografive të kamerës në Cloud Drive apo të zgjidhni foto të veçanta nga albume të veçanta. Gjithashtu është edhe një gjendje e ruajtjes direkt automatike që punon në një mënyrë të ngjashme me Dropbox, apo karakteristikën e ngarkimit automatikisht në Google+.

Amazon i ofron përdoruesve 5 GB pa pagesë për të ruajtur fotografitë dhe dokumente të tjera. Për ruajtje ekstra do të duhet të paguhet.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni të ngarkoni një album fotografish të tërë te aplikacioni dhe do të tregojë që albumi ndodhet në fotografitë tuaja, e jo në ndonjë listë të kamerës. Ndërkohë Apple i ruan fotot automatikisht në iCloud. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>