Lajmet

Amazon lançon butonin “Dërgo tek Kindle” për uebfaqet

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Amazon lançon butonin “Dërgo tek Kindle” për uebfaqet

Amazon KindleGjetët një artikull interesant online, por nuk keni kohë ta lexoni? Mos u mërzisni, por dërgojeni tek Kindle për një lexim të mëvonshëm.

Amazon ka lajmëruar në një postim në një blog, butonin e ri që çdo uebfaqe mund ta integrojë dhe ky njihet me emrin “Dërgo tek Kindle“.

Ky buton iu jep mundësi përdoruesve ta ruajnë çdo artikull në faqet e tyre personale vetëm me një klikim. Uebfaqet e Washington Post, TIME dhe Boing Boing e kanë aktivizuar këtë karakteristikë.

Sipas postimit pronarët e faqeve duke përfshirë edhe blogjet WordPress mund ta shtojnë butonin pa pagesë tek faqet e tyre personale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>