Lajmet

Amazon lejon përdoruesit e saj të gjurmojnë me sms dhe email bazat e të dhënave në cloud.

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
Amazon lejon përdoruesit e saj të gjurmojnë me sms dhe email bazat e të dhënave në cloud.

Amazon Web ServicesPërdoruesit e shërbimit web të Amazonës “Relational Database Service” (RDS) tani mund të gjurmojnë bazat e të dhënave të tyre me njoftime të reja nëpërmjet email-ve dhe SMS-ve.

“Shërbimi i njoftimit të thjeshte” të Amazon (SNS), do ti sjellë administratorëve paralajmërime sa here që hapësira e ruajtjes po shkoj drejt mbarimit, kur kryhet një fikje e sistemit apo kur fillon/mbaron procesi i ruajtes së të dhënave (backup). Rreth mbi 40 tipe njoftimesh janë të disponueshme, lajmëroi Amazon të hënën.

Përdoruesit mund të zgjedhin për të marrë kategori të ndryshme të njoftimeve. Për shembull, nëse administratorët regjistrohen për kategorinë e ruajtjes se të dhënave të caktuara, ata do të njoftohen sa herë që ndodh një ngjarje nëlidhje me të. Ka edhe njoftime për disponibilitetin dhe ndryshimet e konfigurimit.

Njoftimet mund të përdoren me të treja bazat e të dhënave – MySQL, Oracle, SQL Server.

Email është disponibël në të gjitha rajonet, por njoftimet me SMS janë aktualisht në dispozicion vetëm në pjesën Lindore të SHBA-s, sipas Amazon.

Faturimi për njoftimet nëpërmjet sherbimit RDS menaxhohet me anë të Shërbimit të Njofitimit të Thjeshtë. 1,000 njoftimet e para të dërguara çdo muaj janë pa pagesë, pas harxhimit të tyre pagesa eshte 2 USD për 100.000 mesazhe.

Amazon RDSDuke përdorur SMS-t është shumë më shtrenjtë: 100 tekstet e para në muaj janë falas dhe më pas cdo 100 mesazhe të kushtojnë 75 cent.

Amazon nuk është e vetmja kompani që po përmirëson ofertën financiare për shërbimet në cloud. Javën e fundit,

Microsoft shpalli ulje drastike të kostove deri në 82 % të Windows Azure SQL Reporting, në mënyrë që ta bëjë shërbimin më efektiv për përdoruesit me volum të vogël. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>