Softuer

Amazon me aplikacion Kindle për Android

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Amazon me aplikacion Kindle për Android

Aplikacioni i ri përfshin teknologjinë e popullarizuar WhisperSync, që sinkronozion librat dhe bookmarks përgjatë pajisjeve të ndryshme, duke siguruar se ju asnjëherë nuk do të humbisni vendin tuaj të preferuar kur jeni në mesin e një libri të mirë, pavarësisht asaj se çfarë pajisje keni në përdorim.

Sikurse aplikacionet tjera Kindle për pajisje mobile, versioni Android i lejon përdoruesit të kërkojnë përmes zgjidhjes së Amazon për më shumë se 620.000 e-libra, duke përfshirë edhe shumicën e bestsellerëve të New York Times, ku shumica kanë çmim prej 9.99 dollarë apo më pak.

Kapituj pa pagesë i mundësojnë konsumatorëve që së pari të provojnë para se të blejnë. Të dhënat brenda aplikacionit do t’i mundësojnë përdoruesve të ndryshojnë ngjyrën e prapavijës, ngjyrën e fontit dhe madhësinë e fontit për një përvojë më të mirë në lexim, pa lodhur sytë.

Përditësimet e ardhshme të aplikacionit pritet që të sjellin veçori të reja. Planet e tanishme përfshijnë aftësinë për të blerë libra drejtpërsëdrejti nga vetë aplikacioni si dhe mundësinë për të bërë kërkime të plota tekstuale brenda secilit libër.

Amazon Kindle për Android i bashkangjitet në këtë mënyrë aplikacioneve Kindle, që tani ofrohen për BlackBerry, iPhone/iPod Touch, Mac dhe PC. Ai tani mund të shkarkohet pa pagesë nga Android Market.

Lajmet e fundit>