Analiza

Amazon mohon planet për të ofruar smartfon pa pagesë këtë vit

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Amazon mohon planet për të ofruar smartfon pa pagesë këtë vit

Duke mohuar raportet e mëhershme, Amazon gjatë të dielës tha që nuk kishte plane që të jepte falas smartfonin e vet të shumëpërfolur.

Dy ditë pasi ish – raportuesit e Wall Street Journal, Amir Efrati dhe Jessica E LEssin, raportuan që Amazon ishte duke konsideruar një strategji me shpërblime “për smartfonin e vet të shumëplanifikuar” ndërmarrja theu heshtjen me një deklaratë duke mohuar këtë sugjerim.

“Ne nuk kemi plane për të ofruar një telefon këtë vit dhe nëse do të ishin që të lëshonim një telefon në të ardhmen, ai nuk do të ishte falas,” tha në një deklaratë për AllThingsD, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet.

Sipas një burimi të pa identifikuar në raport, ndërmarrja ende ishte duke shikuar se si modeli pa pagesë do të funksiononte për bashkëpunëtorët e vet harduerik.

Raporti i të premtes tregoi po ashtu që Amazon kishte kontaktuar me bartësit e shërbimeve për Wireless për shpërndarjen e pajisjes së vet, por që ofruesit e shërbimeve të internetit me siguri do të bënin rolin e tyre për konsumatorë drejtpërdrejt nëpërmjet faqes së vet.

Këto nuk janë thashethemet e para që kemi dëgjuar që Amazon është duke punuar në një smartfon të vetin.

Analistët nga Citigroup në vitin 2011 treguan që gjiganti i shërbimeve komerciale online ishte duke punuar me Foxconn për të zhvilluar një smartfon që është shtyrë të prezatohet në tremujorin e katërt të vitit 2012. (PCWorld Albanian)

Amazon CEO

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>