Blog

Amazon mund Google në ankandin e blerjes së domeinit .buy me një ofertë prej 4.6 milionë $

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Amazon mund Google në ankandin e blerjes së domeinit .buy me një ofertë prej 4.6 milionë $

Kompania Amazon mund të mos jetë e aftë të krijojë domeinin e saj .amazon, por kjo gjë nuk e ndalon gjigantin e shitjeve online të blejë një domain si .buy.

Google-Amazon

Pas fitimit të ankandit ku merrnin pjesë shumë kompani, ndër to dhe Google, Amazon do të paguajë rreth 4.6 milionë dollarë për nivelin më të lartë. Ky domain do të jetë i Amazon duke mundur kështu ofertën e bërë nga Google.

Thuhet gjithashtu se Google humbi dhe në ankandin për blerjen e domeinit .tech, por do të ketë shumë mundësi të tjera duke qenë se ekzistojnë më shumë se 100 domeinë të nivelit të lartë.

Domeini .vip u shit gjithashtu si pjesë e ankandit të fundit, domeini tjetër Minds+Machines e siguroi atë për 3 milionë dollarë.

Në tre fushat e nivelit të lartë pronarët përkatës janë përgjegjës për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave të domeineve shtesë.

Kjo do të thotë që Amazon lehtësisht mund të rendisë në mënyrë të sigurt amazonsucks.buy përkrah screwamazon.com,amazonstinks.com dhe amazon sucks.com. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>