Biznes

Amazon nënshkruan marrëveshje me Woody Allen për serialin e tij të parë televiziv

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Amazon nënshkruan marrëveshje me Woody Allen për serialin e tij të parë televiziv

452482390Edhe Woody Allen është duke u futur në gamën e transmetimeve. Shkrimtari dhe producenti i njohur ka mbërritur në një marrëveshje me studiot e Amazon për prodhimin e serialit të tij të parë televiziv. Për fat të keq ende nuk ekziston asnjë informacion lidhur me titullin, aktorët protagonistë apo edhe ndonjë e dhënë tjetër lidhur me tematikën e këtij seriali. Amazon shpjegon se Allen do të shkruajë dhe drejtojë shown prej gjysmë ore, si dhe që do të fillojë të transmetohet në shërbimin e videove Prime vitin e ardhshëm.

“Unë nuk e di si u futa në këtë mes. Unë nuk kam asnjë ide dhe nuk jam ende i sigurt se nga t’ja nis. Mendoj se [Amazon Studis VP] Roy Prince do të pendohet për këtë zgjedhje, “ shprehet Allen. Ajo që mbetet ende surprizuese është fakti se si Amazon ka firmosur me Woody Allen kur ai është ende duke u përballur me disa akuza të ngritura kundra tij nga vajza e tij e adoptuar, Dylan Farrow. Gjithsesi kjo gjë vazhdon të quhet si një nga arritjet më të mëdha të Amazon. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>