Harduer

Amazon njofton zyrtarisht ardhjen e pajisjes së re Kindle Paperwhite

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Amazon njofton zyrtarisht ardhjen e pajisjes së re Kindle Paperwhite

Amazon zyrtarisht ka lajmëruar ardhjen e pajisjes së re Kindle Paperwhite, vetëm disa orë pasi ndërmarrja aksidentalisht kishte vendosur faqen në dispozicion më herët gjatë të martës dhe menjëherë e tërhoqi atë.

Siç duket, ka formën e njëjtë fizike si Kindle Paperwhite i vitit të kaluar, por ka një paraqitje me kontrast më të madh për nuancat përbërëse, një procesor më të shpejt për ndërrim më të shpejt të faqeve dhe hapje më të shpejt të librit dhe një dritë e brendshme e ri-dizajnuar. Ekrani i ndjeshëm në prekje po ashtu është përmirësuar, që mund të vërehet gjatë ndërrimit të faqeve.

Një veçori tjetër të cilën e përfshin kjo pajisje është integrimi me Goodreads, të cilën Amazon e bleu në mars dhe një formë e afërt për fëmijët e quajtur FreeTime. Ekziston edhe një zgjerim i veçorisë X-ray të cilën Amazon e paraqiti vitin e kaluar, ajo përdor një fjalor të plotë dhe Wikipedia-n, po ashtu edhe bazën me rreze X për të përmirësuar veglën “Smart Lookup” të Paperwhite.

Në përgjithësi, kemi përmirësime të dukshme, mund të vëzhgoni faqet para se t’i ndërroni ato, që e bën shikimin në indeks ose orientimin më të lehtë. Dhe vegla e përmirësuar X-Ray e bën një punë më të mirë në përkufizimin e fjalëve në kontekstin që e lexoni. Ekziston po ashtu një vegël Vocabulary Builder, që grumbullon fjalët për të cilat keni kërkuar; ju mund të riktheheni tek ato, ose madje të krijoni karta për të mësuar më mirë dhe për ndihmesë në mësimin e “etimologjisë”.

Nuk është ndonjë dallim i madh nga ajo që Amazon tashmë ofroi, por nuk ka dyshim që Kindle Paperwhite i ri është një edhe për një hap përpara. Pajisja fillon me çmimin prej 119 dollarë me reklama për ofertat speciale ose 139 dollarë pa reklama dhe pritet që të fillojë të shitet më 30 shtator. Që tani mund të bëhen para-porositjet. (PCWorld Albanian)

Kindel

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>