Biznes

Amazon ofron 5000 $ për çdo aplikacion të zhvilluar për smartfonin Fire

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Amazon ofron 5000 $ për çdo aplikacion të zhvilluar për smartfonin Fire

BN-DH869_AMAZON_D_20140618153756Amazon ofron një shumë prej 5000 dollarësh të konvertuara në monedhat virtuale Amazon Coins për të gjithë programuesit, për çdo aplikacion që ata do të zhvillojnë posaçërisht për telefonin inteligjent Amazon Fire.

Kjo marrëveshje gjithashtu do të përfshijë edhe 500 dollarë për përdorim në promocionet dhe shërbimin cloud të kompjuterëve të ofruara nga Amazon. Monedhat virtuala Amazon, bëhet e ditur se mund të përdoren vetëm për blerjen e aplikacioneve, lojërave si dhe për blerje objektesh të ndryshme nga uebfaqja Amazon.com.

E gjithë kjo fushatë është nisur nga Amazon për shkak se telefoni inteligjent Fire edhe pse përdor sistem operativ Android, mund të hapë vetëm 154,000 aplikacione, përkundra telefonëve inteligjentë të Apple dhe Google që mund të hapin deri në 1.2 milion aplikacione të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>