Lajmet

Amazon përditëson Kindle për iOS

Jun 17 2012
0 Shpërndarje
Amazon përditëson Kindle për iOS

Amazon të enjten lansoi përditësimin e aplikacionit Kindle për iOS së bashku me aplikacionin Kindle Cloud Reader Web. Përditësimet shtojnë përkrahje për librat për fëmijë, librat komik dhe romanet. Me librat e fëmijëve, puna e artit duket shumë më e plotë dhe e mbushur me ngjyra, me një dizajn perfekt dhe në disa raste përfshihet dhe një dritare teksti Kindle PopUp, e cila e tregon tekstin që do të lexohet nëpër libra duke e bërë më të lehtë leximin.

Paneli i ri i Kindle e bën leximin e librave komik dhe romaneve më të thjeshtë dhe më interesant, duke e bërë këtë gjë edhe në një iPad ku dhe librat që ishin më përmasa më të vogla mund të lexoheshin shumë lehtë. Amazon thotë se në dyqanet Kindle janë në dispozicion se më shumë se 1000 libra komik për fëmijë.

Një tipar tjetër i Kindle për iOS përfshinë aftësinë për të kërkuar libra të veçantë apo autorë. Aplikacioni Kindle për iOS mund të shkarkohet falas nga Apple Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>