Lajmet

Amazon përditëson sistemin operativ të smartfonit Fire

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Amazon përditëson sistemin operativ të smartfonit Fire

amazonnnnnnnnAmazon ka lëshuar një përditësim të ri për sistemin operativ  të telefonit inteligjent Amazon Fire. Ky përditësim e çon këtë sistem në versionin 3.5.1. Të gjithë përdoruesit mund të shkarkojnë falas dosjet përkatëse të përditësimit në telefonat e tyre Amazon Fire. 

Përditësimi sjell këto opsione  dhe përmirësime të reja në sistem: 

-Quck Switch, që ju lejon të bëni dryshime shpejt ndërmjet aplikacioneve aktive. Ky opsion vendoset në funksionim në momentin që shtypni dy herë butonin Home. 

– App Grid Collections, ju lejon të krijoni dosje të ndryshme në telefonin tuaj. 

-Carousel Pinnin, ju lejon të shfaqen fillimisht vetëm aplikacionet e preferuara. 

-Mundësinë për të përdorur 11 foto në vend të 3 që ishte më parë në krijimin e fotove lakuara. 

– Përmirësim të kohëzgjatjes së baterisë. 

– Është shtuar mundësia për fshirjen e mesazheve elektronike e-mail direkt nga ekrani Home. 

-Është rritur rezolucioni i shpërndarjes së video nëpërmjet MMS ose e-mailit. (PCWorld Albanian) 

  

 

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>