Biznes

Amazon planifikon të shtojë 5000 punonjës në depot e veta në SHBA

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Amazon planifikon të shtojë 5000 punonjës në depot e veta në SHBA

AmazoneAmazon planifikon të punësojë 5,000 punëtorë në depot e veta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e strategjisë së ndërmarrjes për të arritur ambicien e vet për rritje.

Lajmërimi vjen përpara vizitës së paraparë të presidentit amerikan Obama në qendrën në Chattanooga të Amazon, ku ai pritet të theksojë propozime për të degëzuar krijimin e punëve të klasës së mesme.

Shitësi online tha që menjëherë do të fillojë të punësojë në 17 qendra punëtorë për punë që përfshijnë marrjen e gjërave nga raftet e depove, paketimin e tyre për bartje dhe teknologjinë e re të instaluar për të kryer veprimet.

Amazon është gjiganti i fundit i teknologjisë që përpiqet për krijim të punëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Apple së fundi lajmëroi që do të bëjë disa kompjuterë Mac brenda vendit.

Disa ndërmarrje në Luginën Silicon janë kritikuar në të kaluarën për presionin për zgjerim të programeve për viza për të sjell inxhinierë të huaj në SHBA , edhe nëse ata dërgojnë punë të nivelit të duhur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>