Harduer

Amazon po punon për tabletin e ri me rezolucion të lartë, Kindle Paperwhite

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Amazon po punon për tabletin e ri me rezolucion të lartë, Kindle Paperwhite

Pas më pak se dy muaj që kur e zbuloi një Kindle Paperwhite të ri, kompania Amazon tha që do të ketë një rifreskim tjetër në treg për vitin e ardhshëm.

Duke poseduar një ekran me rezolucion të lartë prej 300 piksellëve për inç, Kindle Paperwhite i ri pritet të lëshohet në gjysmën e dytë të vitit 2014, raporton TechCrunch.

Ekrani i ri do të vendos ndërmarrjen Amazon në një nivel teknik me Kobo Aura HD 265ppi, që më parë mburrej për paraqitjen në rezolucion të lartë që ishte në dispozicion në një lexues elektronik. Kindle Paperwhite u lëshua në tetor dhe ka një ekran 212ppi.

Përveç ekranit të përmirësuar, modeli i ri do të përfaqësojë Kindle HDX dhe do të jetë më i lehtë në masë se as modeli i tanishëm.

Disa përmirësime harduerike përbëjnë një paraqitje që është rrafshuar me panelin e përparshëm në vend të atij të mënjanuar prapa, raportoi TechCrunch, që tha se ka hulumtuar një prototip të pajisjes. Amazon do të shpërngulet nga plastika tek një xham që nuk ka shkëlqim, për modelin e ri, raportoi faqja e lajmeve të teknologjisë.

Nuk ka përditësime madhore softuerike të planifikuara për modelin e ri, por Amazon thuhet që është duke zhvilluar një lloj të shkronjave të dizajnuar posaçërisht për pajisjen.

Ndërmarrja është raportuar që edhe është duke punuar në një opsion që do t’ia mundësojë tekstit që të përfundojë me vizë në fund të rreshtave në vend të një përfaqësimi të anuar nga ana e djathtë.

Amazon prezantoi pajisjen e tanishme Kindle Paperwhite në shtator 2013 si njëra nga treshja e tabletëve të rinj. Pajisja është lexuesi i parë elektronik i Amazon-it që vetë-ndriçohet. (PCWorld Albanian)

Amazon-Kindle-Fire-HDX_8point9-35828168-6451_610x407

Lajmet e fundit>