Lajmet

Amazon Prime Video në mbarë botën, në Shqipëri dhe Kosovë abonimi kushton 2.99 Euro

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Amazon Prime Video në mbarë botën, në Shqipëri dhe Kosovë abonimi kushton 2.99 Euro

amazon-prime-jpg-size-custom-crop-1086x721Ditën e sotme Amazon.com lançoi shërbimin video-on-demand, Prime Video, në pothuajse mbarë globin me përjashtim të Kinës duke filluar kështu një betejë të ashprë me Netflix. Më shumë se 242 shtete do të përfitojnë nga Prime Video.

Prime Video, shtëpia e shumë shfaqjeve televizive si “The Grand Tour”, “Transparent” dhe “The Man in High Castle”, do të ofrohet tani edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Shërbimi për qytetarët shqiptarë do të kushtojë 2,99 Euro në muaj për gjashtë muajt e parë ndërsa më pas do të kushtojë 5.99 Euro.

Së fundi, distributori online Amerikan ka investuar bujshëm në krijimin dhe reklamimin e filmave dhe shfaqjeve televizive në platformën Prime Video. Në 19 shtete ky shërbim do të ofrohet së bashku me shërbimin Prime në Amazon.com.

Ky lajm vjen afro 1 vit pasi Netflix u zgjerua globalisht. Abonimet për për shfaqje të caktuara televizive do të kenë çmime specifike. Të gjithë ata që blejnë një abonim Prime Video do të kenë mundësi të shikojnë përmbajtje offline përmes telefonit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>