Analiza

Amazon publikon raportin e diversitetit, 63 % e punonjësve janë meshkuj

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Amazon publikon raportin e diversitetit, 63 % e punonjësve janë meshkuj

Hero4b__V323884505_-798x310Si një vazhdimësi e një trendi të kohëve të fundit nga një numër kompanish teknologjike, Amazon ka lëshuar raportin e saj të diversitetit për fuqinë punëtore. Globalisht, 63 përqind e të gjithë punonjësve të saj janë meshkuj, dhe 60 % e punonjësve në SHBA janë të bardhë. Përsa i përket etnisë, 15 % e punonjësve identifikohen më ngjyrë, 13 % aziatikë dhe 9 % hispanikë.

Gjithsesi, këto numra ndryshojnë substancialisht kur ju merrni në konsideratë dhe menaxhimin. 75 % e njerëzve në lidership (drejtim) janë meshkuj, dhe 71 % janë të bardhë. Aziatikë mbajnë 18 % të posteve drejtuese, dhe vetëm 4 % mbajnë hispanikët dhe ato me ngjyrë. Për fat jo të mirë, mund të kuptohet qartë se ka shumë punë për të bërë me qëllim përmirësimin e këtyre statistikave. Apple zbuloi raportin e saj të diversitetit në muajin gusht, dhe statistikat ishin të ngjashme me Amazon.

Në raport, Amazon flet për mënyrën e përpjekjeve me qëllim përmirësimin e statusit. Për shembull, ekzistojnë disa entitete që ofrojnë metodologji sesi një kompani duhet të punojë për të rritur diversitetin. Kompania përshkruan përpjekjet e saj për të ndihmuar në përmirësimin e diversitetit që në fazat e hershme të edukimit duke bashkëpunuar me grupe si Code.org për të ndihmuar në sjelljen e studentëve femra në gjurmët akademike të shkencës, teknologjisë dhe matematikës. Diversiteti mund të mos jetë aty ku duhet, por të paktën po shohim shumë kompani që pranojnë këto diferenca dhe po punojnë dhe inkurajojnë përmirësimin e tij. (PCWorld Albanian)

Amazon-Diversity

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>