Lajmet

Amazon punëson kompani sigurie me lidhje neo-naziste

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Amazon punëson kompani sigurie me lidhje neo-naziste

amazonGjëja e fundit që CEO i Amazon, Jeff Bezos, dëshironte ishte të lexonte që kompania e tij kishte lidhje me një grup neo nazist.

Me sa duket, firma që kompania kishte marrë përgjegjëse për sigurinë në një magazinë në Gjermani, ishte e lidhur me neo nazistë.

Në një dokumentar nga International Business Times i cili u transmetua në stacionin televiziv ARD, Amazon u akuzua se kishte punësuar firmën HESS, për të cilën kishte thashetheme se kishte lidhje me neo nazistët. Për më tepër firma ka të njëjtin emër me Rudolf Hess, i cili ishte një nga deputetët në partinë naziste në kohën e Hitlerit.

Sipas International Bussiness Times, dokumentari shfaqte rojet që futeshin me dhunë në dhomat e punëtorëve për kontroll si dhe në guzhinë duke iu thënë atyre që duhet “të mbanin rregull”.

Amazon nga ana e vet mohon të ketë punësuar këtë firmë dhe është duke hetuar sjelljen e rojeve pasi sipas vetë kompanisë, “sjellje të tilla si diskriminimi apo kërcënimet janë absolutisht të patolerueshme”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>