Vëzhgim

Amazon shet më tepër tabletë se Google

Apr 28 2012
0 Shpërndarje
Amazon shet më tepër tabletë se Google

Sipas shifrave të fundit të dhëna nga comScore, të arritura duke përcjell numrin e shitjeve të pajisjeve në tregun në ueb, Fireo ka marrë më tepër se 54 për qind të tregut të tabletëve Android, duke e bërë atë si udhëheqës në mesin e tabletëve që e kanë sistemin operativ të Google – megjithëse, e thënë drejt, Kindle Fire e ka një version të ndryshuar të Android.

Nuk është keq për një tablet që ka qenë i gatshëm në treg vetëm për gjashtë muaj. Natyrisht, shitjet janë duke u rritur dhe atë në shpejtësi. Në të vërtet, comScore thotë që Fire gati ka dyfishuar praninë e vet në tregun e tabletëve të Android vetëm në dy muaj t efundit, duke u rritur nga 29.4 për qind sa ishte në dhjetorin e vitit 2011 në 54.4 për qind në shkurtin e vitit 2012.

Kjo nuk paraqet ndonjë befasi. Duke raportuar gjatë ditës së enjte për fitimet, Amazon tha që Kindle Fire mbetet produkt më i shitur, më së shumti i bërë si dhuratë dhe më i dëshiruari i ndërmarrjes.

Është interesante të thuhet që ky tablet e ka një version pronësor të sistemit operativ që nuk duket ashtu siç e ka krijuar Google. Në këtë pikë, janë më shumë tabletë që e kanë versionin e Amazon se sa ata që e kanë atë të Google./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>