Lajmet

Amazon shpalos 9.7 inçëshin Kindle DX

May 6 2009
0 Shpërndarje
Amazon shpalos 9.7 inçëshin Kindle DX

Një numër i publikimeve veçse kanë kërcyer në anën e DX, duke përfshirë edhe New York Times, Washington Post dhe Boston Globe. Kjo treshe do të ofrojë pajisjen e re me një çmim të reduktuar për ata që jetojnë në ambiente ku dërgimi në shtëpi nuk është i mundur. altMegjithatë, kandidatët potencial duhet të nënshkruajnë një abonim afatgjatë të edicionit Kindle të gazetës.
 

“Në kompaninë New York Times ne jemi gjithmonë duke kërkuar mënyra të reja për miliona lexuesit e tanë, duke ofruar qasje të plotë dhe të vazhdueshme në lajme dhe informacione të kualitetit të lartë” tha Arthur Sulzberger, nënkryetar i The New York Times. “Dërgimi pa tela dhe veçorit e shtuara të Kindle DX do ti ofrojnë audiencës sonë të madhe dhe besnike (kudo që jetojnë ata), një rrugë të re emocionuese për të bashkëvepruar me The New York Times dhe The Boston Globe”

Kindle DX tani është i gatshëm në treg për tu blerë me porosi, me një çmim total prej 489 dollarësh. Modeli origjinal pati bërë një debutim me një çmim më të arsyeshëm prej 359 dollarë. 
 

 

Lajmet e fundit>