Harduer

Amazon shpalos lexuesin e ri Kindle 2

Feb 10 2009
0 Shpërndarje
Amazon shpalos lexuesin e ri Kindle 2

Amazon theksoi se modeli i ri ka shtatë herë më shumë memorie, gjë që mundëson ruajtjen e më shumë se 1500 titujve. Kapaciteti i rritur i memories e dërgon Kindle më afër idesë së qenit një lloj iPod për libra. Amazon gjithashtu ka bërë të ditur edhe planet për t’i bërë të gjithë librat e gatshëm për shkarkim në formë elektronike.

Shefi ekzekutiv dhe formuesi i Amazon, Jeff Bezos tha se vizioni i kompanisë është që çdo libër, çdo faqe të printuar në çfarëdo gjuhe, ta bëjë të gatshme për shkarkim për më pak se 60 sekonda. Ai bëri të ditur se kur një version Kindle i një libri është gati, llogaritet për 10% të shitjeve të Amazon.

Në SHBA, përdoruesit e Kindle mund të shkarkojnë e-libra përmes rrjetit wireless 3G, pa pasur nevojë për pagesa mbi transferim të të dhënave apo për parapagim mujor. Amazon insiston se Kindle ka vërtetuar suksesin e vet gjatë këtyre 14 muajve sa ka qenë në treg. Pajisjet janë shitur tërësisht pas lançimit të Kindle 1 dhe përsëri pas kërshëndellave të vitit që kaloi. Në momentin kur iu kërkuan figura ekzakte, kompania refuzoi t’i paraqesë ato. Sidoqoftë disa analistë thonë se numri i pajisjeve të shitura sillet diku mes 250 mijë sosh.

I ridizajnuari Kindle 2 shton një joypad me pesë drejtime për lëvizje më të lehta nëpër faqe, pastaj ka jetë më të gjatë të baterisë për 25 përqind se sa versioni paraprak (që do të thotë dy javë hapësirë mes rimbushjeve) dhe ekrani është përmirësuar prej 4 shades të hirta në 16, gjë që e bënë fotografinë të duket më reale. Kritikët drejtojnë gishtin nga çmimi i lartë prej 359 dollarësh, duke potencuar se është një luks i shtrenjtë në krahasim me çmimin e librave në letër.

Shkarkimet e e-librave janë më të lira sesa versionet e tyre fizike, ku edhe librat më të shitura në botë, kanë një çmim përreth 9.99 dollarë. Shumë e-libra të rinj janë të ruajtur me ligj përmes teknologjisë Digital Rights Management (DRM). Sistemet e ngjashme janë përdorur edhe nga shitësit muzikorë, si iTunes nga Apple, në mënyrë që t’i  parandalojë konsumatorët që t’i lëshojnë këngët e tyre në pajisje të prodhuesve tjerë. Formati .AZW nga Amazon momentalisht mund të lexohet vetëm në pajisjet Kindle. Në treg ekzistojnë edhe kompani tjera që kanë lëshuar lexues të e-librave, si Sony dhe iRex.

 

Lajmet e fundit>