Softuer

Amazon shton audio dhe video në aplikacionin lexues Kindle

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Amazon shton audio dhe video në aplikacionin lexues Kindle

Veçoritë e reja, që momentalisht ofrohen vetëm përmes Amazon.com, nuk ofrohen me vetë pajisjen e Amazon, Kindle.

Librat e parë që do të pranojnë edicione speciale me përmbajtje të re përfshijnë udhërrëfyes për dhëtim apo libra rreth një kënge të një zogu.

Dorothy Nicholls, drejtoresha e Kindle nga Amazon, thekson se “Ne jemi të gëzuar të shtojmë këtë veçori në Kindle për iPad dhe Kindle për iPhone e iPod Touch. Lexuesit do të jenë veçse në gjendje të gjejnë Edicionet Kindle me klipe audio/video në Kindle Store. Ky është vetëm fillimi – ne presim që të shohim autorë dhe publicistë të krijojnë për konsumatorë të Kindle, përmbajtje të reja dhe atraktive për konsumatorët e aplikacionit Kindle”.

Lëvizja që ndodhi sot sinjalizon se Amazon nuk është gati për të sfiduar softuerin iBooks të Apple në tregun e librave digjital, por sugjerohet se kjo kompani po sheh pajisjet multifunksional siç është iPad një pjesë reale të së ardhmes së botimeve.

Sugjerimet e mëhershme nga analistë dhe biznese kanë sinjalizuar se konsumatorët mund të mos dëshirojnë të lexojnë për periudha të gjata në ekranebacklit.

Amazon gjithashtu ka shtuar se Kindle për iPhone është tani e përshtatur për ekranin e rezolucioni të lartë të iPhone.

Lajmet e fundit>