Lajmet

Amazon sjell asistentin virtual Alexa në aplikacionin Android

Jul 24 2017
0 Shpërndarje
Kjo do të thotë se Amazon do të ofronte asistenti për miliona përdorues të cilët nuk kanë një pajisje të tillë apo nuk kanë dëgjuar për të. Amazon sjell asistentin virtual Alexa në aplikacionin Android

Amazon do të sjellë asistentin virtual Alexa në aplikacionin e saj Android raportoi Techcrunch gjatë fundjavës.

Lajmi vjen pasi një përdorues i Twitter publikoi një imazh ku shfaqej asistenti virtual në aplikacionin Android. Ai është i disponueshëm prej kohësh në iPhone.

Amazon ofron një aplikacion Alexa më vete në Android dhe ka 5 milion shkarkime në Play Store, ndërsa aplikacioni i Amazon ka mes 100 deri në 500 milion shkarkime.

Kjo do të thotë se Amazon do të ofronte asistenti për miliona përdorues të cilët nuk kanë një pajisje të tillë apo nuk kanë dëgjuar për të.

Në iOS, Alexa mund të kryejë shumë funksione ku ndërto të prenotojë një taksi Uber apo të luajë muzikë.

Edhe pse integrimi i Alexa në Amazon nuk është diçka që konsumatorët kanë pasur më shumë nevojë, ajo është një mënyrë e duhur për ta reklamuar tek konsumatorët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>