Lajmet

Amazon sjell asistentin virtual Alexa në aplikacionin iOS

Mar 17 2017
0 Shpërndarje
Duke filluar nga dita e sotme të gjithë përdoruesit e iPhone mund të flasin me asistentin virtual Alexa përmes aplikacionin Amazon. Amazon sjell asistentin virtual Alexa në aplikacionin iOS Photo Source: Amazon

Alexa, ku Amazon sheh një të ardhme të sukesshme në industrinë e asistentëve dixhitalë, jo vetëm që mund të gjurmojë dërgesat apo të kryejë blerje por edhe të tregojë shaka, parashikimin e motit e madje të parashikojë foton më të mirë në Academy Awards dhe fituesin e sportit të dashur Amerikan Super Bowl.

Mund të luajë muzikë, të kontrollojë pajisjet e internetit të gjërave dhe përdoruesit mund të aksesojnë mbi 10,000 aftësi të saj.

Në momentin e debutimit Alexa nuk do të ketë API-në e cila mundëson kyçjen e dyerve me brava inteligjente të prodhuara nga Vivint dhe Kwikset. Po edhe këtë mund ta bëjë Alexa. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>