Harduer

Amazon sjell në shtëpinë tuaj pajisjen inteligjente e cila kontrollohet me anë të zërit

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Amazon sjell në shtëpinë tuaj pajisjen inteligjente e cila kontrollohet me anë të zërit

hqdefaultE gjitha kjo erdhi si një e papritur që i surprizoi të gjithë. Kompania e famshme e tregtisë online Amazon, ka ndërtuar një pajisje e cila kontrollohet me zërin tuaj. Ajo quhet “Echo” dhe kompania tha për The Verge se do të fillojë të shitet në javët e ardhshme. Fillimisht Echo është vlerësuar me një çmim tepër ekonomik prej 199 $. Por për një kohë të limituar Amazon do t’jua ofrojë atë anëtarëve të saj premium për 99 $.

Kjo pajisje është në formën e një bokseri në formë cilindri dhe është gjithmonë e lidhur me platformën cloud. Echo do t’ju ofrojë përdoruesve të saj muzikë, informacion, lajme, motin apo përgjigje për pyetjet që ju do ti bëni. Ajo është e aftë të njohë zërin tuaj dhe nëqoftëse jeni në dhomën tjetër falë sensorëve të shumtë duke vepruar kështu në mënyrë të ngjashme me asistenten virtual Siri. Echo dëgjon kërkesat e përdoruesit me anë të 7 mikrofonave të vendosur në të dhe mund të kuptojë zërin edhe nëqoftëse është duke luajtur muzikë. Ajo prodhon muzikë nga Amazon Prime Music, iHeart Radio dhe Tuneln Plus për 360 gradët e dhomës. Prania e Bluetoothit e bën atë të aftë për të komunikuar me Spotify, Pandora dhe aplikacione të tjera të ngjashme. Amazon doklaroi se një aplikacion për iOS është duke u ndërtuar.

Echo, një nga produktet më ambiciozë të Amazon, është krijuar për ta bërë më të lehtë jetën e përdoruesve të saj. Ajo mund ti japë atyre përgjigje tepër të sakta të marra nga Wikipedia. Sigurisht që Siri, Cortana dhe Google Now janë tepër të domosdoshme në një smartfon, por Amazon ka menduar që diçka e ngjashme duhet të jetë dhe brenda një shtëpie. Dhe asistentja virtuale e Amazon ka një emër, ajo quhet Alexa. Ky është emri që duhet të përdorni për t’ju drejtuar kësaj pajisje shumë inteligjente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>