Lajmet

Amazon synon ta shndërrojë biznesin cloud në shërbimin e saj më të suksesshëm

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Amazon synon ta shndërrojë biznesin cloud në shërbimin e saj më të suksesshëm

184124001Jeff Bezos beson se shërbimi cloud i kompanisë mund të kthehet në shërbimin më të suksesshëm e fitimprurës të Amazon. Kjo teori u mbështet dhe nga udhëheqësja e Amazon Web Services e cila deklaroi se ky biznes mund të bëhet më i madhi i kompanisë.

Deri më tani kompania është shumë larg këtij parashikimi. Nga raporti i të ardhurave u pa se ky segment ka nxjerrë 1.4 miliard fitime, vetëm 7% të totalit të kompanisë. Edhe pse Amazon dominon fuqishëm tregun duhet të pranojmë se shitjet e saj kanë pësuar rënie gjatë këtij viti. Ajo po përballet më të gjithë llojet e konkurrentëve më të fuqishëm të tregut botëror si Google, Microsoft, IBM, HP etj. Ndaj është pak e çuditshme se si kjo kompani pretendon të rivitalizojë biznesin cloud duke qenë përballë rivalëve kaq të fortë. Por më siguri do të ketë krijuar një plan perfekt.

Kohët e fundit Amazon ka publikuar Aurora, një lloj i ri database tepër ekonomik që është tashmë gati për të marrë përsipër të gjitha transaksionet e kompanisë. Ajo ka sjellë gjithashtu disa opsione të reja që do ti bëjnë programuesit të menaxhojnë kodet e tyre në mënyrë më efiecente dhe të sigurt. Kompania po shpreson shumë që më shumë klientë të zëvendësojnë aplikacionet e tyre të vjetra me shërbimin cloud të Amazon. Kjo është cilësuar nga ekspertët si një lëvizje e zgjuar e saj. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>