Lajmet

Amazon Web Services ruan një kapacitet më të madh të dhënash

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
Amazon Web Services ruan një kapacitet më të madh të dhënash

Duke u ballafaquar me tregun në rritje për të dhëna të shumta, Amazon Web Services (AWS) ka paraqitur një ngarkesë, të quajtur High Storage, që mund të ofrojë qasje të shpejt për të rritur sasinë e të dhënave.

Ngarkesa e madhe, një pako Amazon Elastic Compute Cloud (EC2), është dizajnuar për të kryer punë të shumta për analizim intensiv të të dhënave, si analizat sizmike, dhe sipas ndërmarrjes, përpunim dhe deponim të të dhënave.

Ai është i ndërtuar në një arkitekturë të sistemit të skedarëve paralelë që mundësojnë kalimin e të dhënave tek shumë disqe, duke rritur sasinë e punës.

“Instancat e kësaj familje ofrojnë dendësi proporcionalisht me ngarkesë më të madhe për instancë dhe janë idealisht të përgatitura për aplikacionet që përfitojnë nga funksionimi I/O i lartë sekuencial përgjatë bashkësive shumë të mëdha të të dhënave”,- deklaron AWES në një literaturë online të reklamimit për këtë shërbim.

Ndërmarrja është duke e paraqitur shërbimin si një komplement i shërbimit Elastic MapReduce, që ofron një platformë për analizim të hollësishëm të të dhënave Hadoop.

Vetë AWS është duke përdorur instancat “Ngarkesat e Mëdha” për të fuqizuar shërbimin për depon e vet me të dhëna. (PC World Albanian)

Amazon Web Services

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>