Siguri

Amazon ia këput kabllot WikiLeaks-it

Dec 1 2010
0 Shpërndarje
Amazon ia këput kabllot WikiLeaks-it

“Serverët e WikiLeaks pranë Amazon ranë përtokë” tha WikiLeaks rreth orës 3 pas mesnate në llogarinë e saj në Twitter. “Liri e shprehjes në tokën e lirë… atëherë mirë dollarët tanë tani po shpenzohen për të punësuar njerëz në Evropë” shkruante në cicërimën e tyre.

Sipas ndjekjeve prapthi të IP-ve nga kolegët tanë tek ComputerWorld, WikiLeaks tani hostohet nga në kompani Suedeze, Bahnhof Internet AB, që ka qendër në Uppsala, një qytet afër Stockholmit.

Faqja kryesore e WikiLeaks tani megjithatë është funksionale deri diku, por qasja në dokumente ende mbetet e kufizuar pasi që dihet se kjo faqe është nën presion të vazhdueshëm dhe gjërat nuk po shkojnë ashtu siç janë paramenduar. Edhe nën faqja, cabelgate.wikileaks.org, në të cilën janë publikuar më shumë se 500 tekste të plota të mbi 250,000 rrjeteve që posedon WikiLeaks, është funksionale dhe gjithashtu ka kaluar në serverët e Bahnhof Intenret.

WikiLeaks të hënën ka kaluar në shërbimet e hostingut të Amazon, siç duket për tentuar të mbrohet ndaj sulmeve DoS që penguan menjëherë pas paralajmërimit për publikim qasjen në faqe, dhe që gjithashtu vazhduan edhe të nesërmen.

Sipas Craig Labovitz, zyrtarë i lartë pranë Arbor Networks, sulmet DoS kanë vazhduar edhe gjatë ditës së mërkurë. E në anën tjetër Amazon ka të drejtën që të largojë çfarëdo ueb faqe prej shërbimit të saj pa ndonjë arsye. “Amazon mban të drejtën për të refuzuar shërbimin, mbyllur llogari, largojë apo editojë përmbajtje në fshehtësi të veçantë” thuhet në termet e saja të shërbimit.

Një arsye tjetër e largimit mund të ketë qenë edhe shkelja e rregullores së Amazon, që thekson se përmbajtja që përmban një faqe nuk duhet të shkaktojë lëndime ndaj një personi apo entiteti. /pcworld.al

Lajmet e fundit>