Lajmet

Ambasadori i Fedora-s nga Kosova, merr pjesë në FOSDEM 2011

Feb 6 2011
0 Shpërndarje
Ambasadori i Fedora-s nga Kosova, merr pjesë në FOSDEM 2011

Konferenca në fjalë gjatë ditëve që u mbajt solli një sërë debatesh, prezantimesh, ligjëratash e diskutimesh në lidhje me softuerin me kod të lirë dhe të hapur, efikasitetin e softuerit me kod të hapur, natyrën e teknologjive të mbyllura,  avancimin e LibreOffice, avancimet në Fedora, etj.

Gent Thaçi, që njëkohësisht është edhe anëtarë i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur në Kosovë – FLOSSK, është shprehur se pjesëmarrja si ambasador i Fedora-së në kuadër të konferencave të këtij niveli si FOSDEM është një përvojë e jashtëzakonshme dhe diçka që nuk harrohet. “Ne kemi punuar shumë në Kosovë në lidhje me promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, e kjo gjë është vërejtur edhe prej aktivistëve dhe organizatave kryesore që vëzhgojnë këtë treg. Kjo është edhe një prej arsyeve pse unë jam sot në FOSDEM në rolin e ambasadorit të Fedora-së nga rajoni i Kosovës” u shpreh Gent Thaçi në një koment të shkurtër për PCWorld Albanian në lidhje me konferencën FOSDEM.

Qëllimi kryesor i konferencës është promovimi i lirisë softuerike dhe teknologjike dhe në këtë aspekt luajti rolin e saj edhe aeroporti i Brukselit, qytetit ku u mbajt konferenca, sepse është një ndër aeroportet më të mëdha të botës që përdor zgjidhjet me kod të hapur nga Pentaho.  Në anën tjetër gjithashtu u mbajtën edhe prezantime në lidhje me versionin e ri të LibreOffice, që është një version tjetër më ndryshe i ndarë nga OpenOffice.org që ka dështuar të gjejë përdorim më të gjerë përtej komunitetit të Linux.

Vizitorët patën mundësinë që ë shohin nga afër edhe zhvillimet dhe projektet  e reja në lidhje me softuerin e lirë dhe të hapur, të kenë bisedime dhe prezantime në dhoma konferencash me lider të projekteve dhe komunitete të temave të ndryshme, të diskutojnë në lidhje me tema tjera e shumëçka tjetër. Pjesëmarrja në FOSDEM është pa pagesë dhe mbarëvajtja e saj mbështetet edhe nga donacionet. /pcworldablanian

Lajmet e fundit>