Lajmet

Ambasadorja e SHBA-së në Zvicër është e para që bën betimin mbi një pajisje elektronike

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Ambasadorja e SHBA-së në Zvicër është e para që bën betimin mbi një pajisje elektronike

e-reader-ambassador.0_standard_640.0Suzi LeVine është bërë ambasadorja e parë e SHBA-së që është betuar për pozitën e saj duke përdorur një pajisje elektronike. LeVine, që është përfaqësuesja diplomatike amerikane në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ka vendosur dorën e saj sipër një Kindle Touch ku shfaqej një kopje dixhitale e Kushtetutës së SHBA-së për t’u betuar për pozitën e saj.

Siç është shfaqur në një fotografi në ceremoninë e cicëruar nga ambasada e SHBA-së në Londër, Kindle ishte hapur në faqen e parë të amendamentit të 19-të, që ia ndalon çdo qytetari të SHBA-së t’i mohohet e drejta për të votuar për shkak të gjinisë së tyre.

LeVine ka përvojë në teknologji, pasi ka punuar për Microsoft-in gjatë viteve 2009 dhe 2012 në përpjekjet e kompanisë për edukim. Ajo është ambasadorja e parë që e kryen një betim të zyrës duke përdorur një pajisje elektronike, por jo zyrtarja e parë publike në SHBA, siç tregon Washington Post.

Më herët, gjatë këtij viti, disa zjarrfikës nga Nju Xhersi dhe një zyrtar nga provinca Long Island vendosën duart e tyre në një iPad për të bërë betimin pasi organizatorët e ceremonisë nuk ishin në gjendje që të gjenin kopje fizike të Biblës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>