Lajmet

AMC lanson shërbimet 3G në Shqipëri, përkrahet edhe HSPA+

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
AMC lanson shërbimet 3G në Shqipëri, përkrahet edhe HSPA+

AMC ka hedhur në tregun e Shqipërisë shërbimet 3G, me shpejtësi të lartë të transmetimit të të dhënave për abonentët e saj.

Ajo ka konfirmuar gjatë ditët së sotme se është e pranishme me këtë përditësim të teknologjisë në të gjitha qytetet e mëdha dhe qendrat e rretheve të Shqipërisë, duke ofruar qasje të shpejtë të shërbimeve të internetit, si për abonentët me parapagim ashtu edhe për ata me kontratë. 

AMC e konsideron të domosdoshme që ky shërbim të jetë gjithëpërfshirës, dhe për të realizuar këtë ambicie, kompania ka investuar përtej niveleve të zakonshme, duke arritur aktualisht mbulim me rrjet 3G në më shumë se 70 për qind të territorit dhe mbi 90 për qind të popullsisë së Shqipërisë.  

Me realizimin e këtij synimi territorial dhe demografik, AMC ka përmbushur një prej qëllimeve të saj kryesore: mundësimin e qasjes maksimale në komunikime të cilësisë më të lartë.

AMC, nëpërmjet përditësimit të shërbimeve me platformën 3G, ka shënuar një tjetër  arritje teknologjike në historinë e saj.

Rrjeti i kompanisë është në gjendje të ofrojë standardin më të lartë të internetit që përdoret aktualisht në Europë, me shpejtësi deri në 42 mbp/s. Në këtë mënyrë, AMC ka plotësuar standardin ndërkombëtar HSPA+ . (PCWorld Albanian)

Tags >

3G4G
Lajmet e fundit>