Biznes

AMC me teknologji të gjelbër në Shqipëri

Apr 19 2010
0 Shpërndarje
AMC me teknologji të gjelbër në Shqipëri

Të gjitha punimet e artistëve të rinj të Akademisë së Arteve të Bukura ishin të frymëzuara nga mjedisi dhe ruajtja e tij, si dhe nga ndryshimet klimaterike.

Në këtë ekspozitë veprash arti të lidhura me natyrën dhe mjedisin, Nokia Siemens Networks paraqiti edhe një vepër teknologjike që përfaqëson një hap revolucionar për sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Ky server do të përdoret për herë të parë në Shqipëri nga kompania më e madhe e telekomunikacionit mobil AMC.

Serveri është projektuar që jo vetëm të ofrojë shërbimin më cilësor që pritet prej tij, por edhe të mbrojë mjedisin. I gjithë serveri është prodhuar nga materiale të ricikluara duke kursyer mbi 90% të materialeve të përdorura për prodhimin e serverit. Gjithashtu ky server i përdorur nga AMC është projektuar që të kursejë 80% të energjisë elektrike dhe të prodhojë 80% më pak CO2.

Punimet e ekspozitës ishin të lidhura ngushtë me këndvështrimet e artistëve mbi natyrën në planetin tonë dhe transformimin e vazhdueshëm të saj. Nga ana e artistëve të Akademisë së Arteve të Bukura është punuar shumë kohë deri në përfundimin e punimeve që iu prezantuan publikut në këtë ekspozitë.

Vetë serveri i fundit i Nokia Siemens Networks është një produkt teknologjik shumë miqësor me ambientin dhe përdoret në vendet më të zhvilluara të Evropës që kujdesen shumë ndaj treguesve mjedisorë. Në Shqipëri është hera e parë që një kompani mobile mbështet përdorimin e teknologjive më të reja që janë në mbrojtje të ambientit.

Lajmet e fundit>