Lajmet

AMC ndihmon në gjelbërimin e Shqipërisë

Apr 30 2010
0 Shpërndarje
AMC ndihmon në gjelbërimin e Shqipërisë

Përfaqësuesi i AMC, zoti Nikos Parastatidis, deklaroi se “fushata për mbjelljen e pemëve në Llogara përbën një kontribut për parkun kombëtar dhe njëkohësisht është pjesë e angazhimit të AMC për të përmirësuar mjedisin. AMC do të mbështesë përherë nisma në të mirë të natyrës.”

AMC është angazhuar të mbrojë mjedisin jo vetëm duke mbështetur nisma kombëtare si pyllëzimi i Llogarasë, por edhe duke përdorur teknologji moderne që respektojnë mjedisin. AMC thekson se përkujdesja e përditshme ndaj mjedisit, është i investim për të ardhmen.

Parku kombëtar i Llogarasë ndodhet 40 km në juglindje të Vlorës, në bashkimin e detit Adriatik me detin Jon. Lartësia e parkut arrin 2018 m mbi nivelin e detit. Në të rriten shumë lloje pemësh, ku mbizotërojnë haloret. Parku kombëtar i Llogarasë është destinacion i rëndësishëm turistik, pasi ofron mundësi të shumta ekoturizmi, sporte ajri, kampingu dhe ekskursioni.

Lajmet e fundit>