Biznes

AMC numëron dy milion konsumatorë

Apr 14 2010
0 Shpërndarje
AMC numëron dy milion konsumatorë

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i AMC, Stefanos Oktapodas, tha se “kjo arritje shpërblen angazhimin e AMC për të ofruar zgjidhjen më të mirë për nevojat e komunikimit të çdo abonenti. AMC merr frymëzim nga bota e abonentëve. AMC e shikon botën si 2 milionë abonentët e saj”.

AMC është një prek kompanive me ofertat më atraktive në tregun e operatorëve mobil në Shqipëri. Abonentët e kësaj kompanie gëzojnë shumë përfitime të ndryshme, të cilat sipas AMC-së janë 50% më të lira sesa të gjitha ofertat e tjera në treg.

Me rastin e numërimit të dy milion konsumatorëve, AMC gjithashtu ka shpalosur edhe disa oferta të reja që sjellin përfitime të reja për konsumatorët, çofshin ata individual apo biznese.

AMC është pjesë e Grupit COSMOTE dhe Grupit Deutsche Telekom, dy prej ofruesve më të mëdhenj në rajon dhe në botë të telekomunikacionit. Në përputhje me vizionin e tyre, AMC ka si synim të ndërthurë jetën me punën, të sigurojë qasje të përhershme dhe të lehtë të të dhënave kudo që të jetë konsumatori, si dhe të ofrojë shërbime dhe përmbajtje në shumë platforma.

Lajmet e fundit>