Harduer

AMD lançoi dy procesor të rinj për kompjuterat e lojërave

Sep 13 2018
0 Shpërndarje
Nga ana tjetër Ryzen 3 2300X ka katër bërthama dhe katër procese me frekuencë bazë 3.5Ghz dhe Turbo 4.0Ghz. AMD lançoi dy procesor të rinj për kompjuterat e lojërave

Dy procesorët më të rinj të AMD vinë në shërbim të kompjuterave buxhetorë të lojërave.

Të Hënen kompania zbuloi Ryzen 5 2500X dhe Ryzen 3 2300X. Të dy procesorët bazohen në arkitekturën e fundit Zen+ të AMD prej 12 nanometër.

Gjenerata e kaluar e procesorëve Ryzen bazohej në arkitekturën 14 nanometër.

Lajmi i keq është se do të ofrohen ekskluzivisht vetëm nga prodhuesit e kompjuterave.

Ryzen 5 2500X ka katër bërthama dhe 8 procese me frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe turbo prej 4.0Ghz.

Nga ana tjetër Ryzen 3 2300X ka katër bërthama dhe katër procese me frekuencë bazë 3.5Ghz dhe Turbo 4.0Ghz.

AMD thotë se të dy procesorët janë 8 deri në 10% më të shpejtë sesa paraardhësit.

Sisteme te para me këto procesorë janë Acer Nitro 50-100 të cilët fillojnë nga 899 dollarë.

Me fjalë të tjera ju nuk do të mund të blini veçmas një procesor të tillë. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDRyzen
Lajmet e fundit>