Vëzhgim

AMD lançon procesorin Phenom II, më të shpejtin deri tash

May 12 2009
0 Shpërndarje
AMD lançon procesorin Phenom II, më të shpejtin deri tash

Përgjigja e AMD për Intel Core 2 Quad dhe Core i7 nuk ka vendosur ndonjë rekord shpejtësie dhe as nuk është afruar, por i ka disa përparësi për fanatikët.

Pas lançimit të Penryn, procesorit 45nm, AMD ka lançuar përfundimisht në janar CPU-në 45nm Phenom II. Por në testet tona të desktopëve Phenom II, Dell XPS 624 dhe Maingear Dash, procesori nuk është paraqitur aq dominues sa mendonim se AMD do të ishte.

Phenom II i shpjeguar

 
AMD e ka pozicionuar procesorin e vet mes Intel Core 2 Quad dhe Core i7. Procesorët Phenom II janë në dispozicion në dy versione, X4 920 dhe X4 940 Black Edition, i cili konkurron me Intel Core 2 Quad CPU, në frekuencat 2.8 dhe 3.0 GHz.
AMD ka rritur sasinë e shared L3 cache të procesorëve Phenom II nga 2 MB në 6MB, duke i dhënë procesorit 8MB cache në total. Kjo lëvizje vendos Phenom II në mes të Intel Core 2 Quad për nga sasia e cache, por rezultati është ende i ulët në krahasim me depon 12MB që ofrojnë procesorët Core i7.
 
Edhe pse me mundësi e kufizuar për overclocking gjendet te procesorët e edicionit 920 përmes softuerit OverDrive, kompania po e drejton vëmendjen e vet drejt procesorëve Black Edition. Këta CPU punojnë me multiplier të zhbllokuar dhe entuziastët e ftohjes së CPU-ve me azot të lëngshëm kanë mundur t’i shtyjnë frekuencat deri në 6 GHz, duke tejkaluar performancën e procesorëve Intel Core i7 të cilët arrijnë në 5.5 GHz.
 
Performansë energjike
 
Kontrolluesi i integruar i memories së Phenom II dhe ndërfaqja HyperTransport i jep një epërsi teknologjike ndaj procesorëve Core 2 Quad, të cilët nuk i kanë këto tipare. Intel ka kaluar në kontrolluesin e integruar të memories dhe ka filluar inkorporimin e versionit të vet të HyperTransport, duke shtyrë QuickPath të lidhet me Core i7.
 
Në testimet e thella në qendrën e testimit të PC WorldDell XPS 625 (find.pcworld.com/62316) dhe Maingear Dash (find.pcworld.com/62326), procesorët e rinj dështuan kundër Intel Core 2 Quad dhe Core i7. XPS 625 arriti 108 pikë në testin World Bench 6, ndërsa Dash shkoi në 117. Dash ka arritur një rezultat të mirë përkundër kompjuterëve të lirë që kemi testuar, por është shumë nën pikët që kanë marrë sistemet që konkurrojnë për renditjen tonë të kompjuterëve të fuqishëm.
 
Ëndrra e fanatikëve?
 
Sidoqoftë, AMD po zhvillon luftët kundër procesorëve më të shpejtë Core i7 në çmim e jo në performancë, duke shënjestruar ata që duan të përmirësojnë kompjuterin e tyre. Kalimi nga Core 2 Quad CPUCore i7 kërkon blerjen e një pllake amë dhe memorieje të re. Kalimi nga Socket AM2+CPUPhenom II kërkon vetëm blerjen e procesorit të ri. Nëse prisni të kaloni në AM3 Phenom II, që pritet të dalë në shitje gjatë këtij viti, mund të përdorni ende memorien DDR2, por ndoshta edhe pllakën amë që keni tani.
 
Por nga ajo që kemi parë deri më tani, kursimi nuk është kushedi se çfarë për ata që duan të blenë një kompjuter të ri. Dy sistemet Phenom II që kemi testuar kanë arritur në 1499$, kurse tre nga kompjuterët e fuqishëm (duke përfshirë modelet Core i7 dhe Core 2 Quad) kushtojnë nga 1600 deri në 1800$.
 
Platforma e gjeneratës së ardhshme të AMD po lançohet së bashku me Phenom II. Platforma e re Dragon (pasardhës i Spider, që bazohet në katër-bërthamëshin Phenom), përbëhet nga kompleti i çipave të serisë 790 dhe kartës grafike Raderon HD 4800. Platforma fokusohet në kursimin e energjisë, falë kombinimit të softuerit AMD Cool’n’Quiet 3.0 dhe arkitekturës 45nm. Së bashku, ato i lejojnë procesorëve Phenom II të reduktojnë konsumin e lartë të energjisë në rreth 30 deri 40%, në krahasim me procesorët Phenom, me një përfitim deri në 50% në heshtje.
 
Vlerësuar nga testimet tona, një procesori Phenom II do t’i duhet një sistem solid i mbështetur nga overclock për të tejkaluar fuqinë edhe të një procesori mesatar Core 2 Quad. Nëse po kërkoni veç të përmirësoni kompjuterin që keni dhe i kushtoni më shumë rëndësi thjeshtësisë se sa shpejtësisë, procesori nga AMD është zgjedhja e duhur. Sa i përket performancës, ndoshta produktet e reja të AMD do të duken më tërheqëse kur prodhuesit e sistemeve ekstremeve e shtyjnë procesorin Phenom II të kalojë barrierën 4-GHz.
  

Lajmet e fundit>