Lajmet

AMD lanson procesorin gjashtë bërthamësh Istanbul

Jun 2 2009
0 Shpërndarje
AMD lanson procesorin gjashtë bërthamësh Istanbul

AMD ka bërë të ditur se procesori më i ri prej tyre i emëruar Istanbul dhe që përmban gjashtë bërthama, do të jetë i gatshëm për konsumatorë që nga ky moment.
Sipas Rick Bergman, Istanbul ofron performancë superiore dhe garanton konsumim efikas të energjisë. Përveç kësaj, Bergman bëri të ditur se kompania do të shpalosë edhe një platformë tërësisht të dedikuar për server , AMD Server.
 

Zyrtarë të kësaj kompanie gjithashtu kanë bërë të ditur se Istanbul është i gatshëm për konsumatorë pesë muaj para orarit të paraparë.

Në përgjithësi Istanbul është një zgjidhje e duhur për tu përballur me aplikacione që bëhen “më të dendura” dhe kërkojnë latency më të ulët dhe konsum të shumëfisht. Kjo edhe është e vërtetë pasi që në prezantimin e Istanbul u bë e ditur se ky procesor është dizajnuar në veçanti për virtualizim, kompjuterizëm “cloud” dhe për aplikacione me databazë më të madhe.

Në fund u bë e ditur se Istanbul (i krijuar me AMD-V Dhe AMD-P) ishte i vetmi procesor gjashtë bërthamësh që është i disponueshëm për konfigurimet 2p, 4p dhe 8p. 
 

Lajmet e fundit>